AKTUALITET, 19 Dhjetor 2021, 16:16

Shpërthimi me eksploziv në Vlorë, gjendet një makinë e djegur në Babicë

Shpërthimi me eksploziv në Vlorë, gjendet një makinë e

Pak minuta pas shpërthimit me eksploziv të ndodhur pasditen e sotme në Lungomare të Vlorës, ku mbeti i plagosur rëndë 33-vjeçari Indrit Sadedini, është gjetur një makinë e djegur në Babicë.

Dyshimet janë se, makina iu përket autorëve që kanë kryer atentatin ndaj 33-vjeçarit.

Ngjarja ndodhi në lagjen “10 Korriku” pranë Lungomares në Vlorë. 33-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

“Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10,  në lagjen “10 Korriku”,  jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar  shtetasi I.S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.