AKTUALITET, 19 Dhjetor 2021, 15:20

Inceneratori i Tiranës/ Petrit Vasili publikon dokumentet: SPAK-u të marrë në përgjegjësi penale Ramën dhe Veliajn!

Inceneratori i Tiranës/ Petrit Vasili publikon dokumentet: SPAK-u të

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se SPAK rëndon veten duke mos marrë në përgjegjësi penale Ramën e Veliajn.

Ai ka publikuar dokumentet, duke u shprehur se Veliaj shkeli Ligjin e Pushtetit Lokal dhe asgjësoi Këshilin Bashkiak për inceneratorin e Tiranës.

Postimi i plotë:

SPAK rendon veten duke mos marre ne pergjegjesi penale Ramen e Veliajn!

Te gjithe shqiptaret kerkojne sot marrjen ne pergjegjesi penale te te gjithe bandes se strukturuar kriminale te inceneratoreve duke filluar nga kokat e verteta.

Dokumentet flasin shume qarte per pergjegjesine e Veliajt dhe Rames.(FOTO)

Veliaj e shkeli dhunshem Ligjin e Pushtetit Lokal dhe asgjesoi Keshillin Bashkiak per Inceneratorin e Tiranës, SPAK- u ç’pret akoma!

Projekti i Inceneratorit te Tiranes është miratuar vetëm nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili është shprehur ‘parimisht dakord’ mbi studimin e fizibilitetit.

Por Veliaj nuk e ka asnje te drejte për ta miratuar projektin me angazhim financiar per plot 30 vjet.

Veliaj vetëm sa e propozon buxhetin e Bashkisë.

I vetmi institucion, i cili miraton Buxhetin eshte Këshilli Bashkiak

Neni 54 pika pika “dh” e Ligjit te Veteqeverisjes Vendore eshte asgjesuese, ja ligji:

NENI 54

Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak

Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:

dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton,
gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve

buxhetore në varësi të bashkisë;

Po cilat jane kompetencat e Veliajt, ja cfare thote neni 64:

Neni 64

Kompetencat dhe detyrat e kryetarit të bashkisë

Kryetari i bashkisë ka këto kompetenca dhe detyra:

a) ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që
janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;

b) zbaton aktet e këshillit;
Miratimi personal i Veliajt pa vendimin e Keshillit Bashkiak eshte

1.privatizimi prej tij i Bashkise se Tiranes,

2.eshte veper e qarte korruptive,

3.eshte rrembim i paligjshem i kompetencave te Keshillit Bashkiak dhe shperdorim i qarte detyre.

Ndersa Rama ka firmosur me doren e tij Koncesionin duke pasur opinionin kunder edhe te ministrave te tij.

SPAK pra e ka shume te lehte detyren!

Ç’pret SPAK-u perse nuk vepron?

A eshte i pavarur apo pret urdherat e Rames dhe Veliajt?

Keto fakte e prova jane te njohura per te gjithe shqiptaret dhe ato as nuk fshihen e as nuk zhduken dot.

Ndaj SPAK sa me shume vonohet vetem sa kompromenton rende veten, pasi fatin e pakthyeshem te bandes se inceneratoreve nuk e ndryshon dot.

Inceneratori i Tiranës/ Petrit Vasili publikon dokumentet: SPAK-u të

Inceneratori i Tiranës/ Petrit Vasili publikon dokumentet: SPAK-u të

Inceneratori i Tiranës/ Petrit Vasili publikon dokumentet: SPAK-u të

Inceneratori i Tiranës/ Petrit Vasili publikon dokumentet: SPAK-u të