TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr ka rënë në fshatin Konisbaltë, në bashkinë Dimal. Zjarri, që filloi në kufirin kodrinor të Konisbaltës me fshatin Mbreshtan, mori përmasa të mëdha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Drejt zjarrit, në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit shkoi grupi i shërbimit zjarrfikës të qytetit të Beratit, me 3 mjete dhe 20 efektivë dhe 1 mjet zjarrëfikës me 4 efektivë nga qyteti i Kuçovës.
Zjarrfikësit kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe po punojnë për fikjen e plotë të zjarrit, duke mbajtur në monitorin disa vatra që janë ende aktive, edhe pse ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse në zonë ka qenë e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.