TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Lushnje–Rrogozhinë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja u regjistrua kur një automjet tip “Benz” u përplas me një mjet tjetër të parkuar në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i “Benz”-it dhe bashkëudhëtari i tij kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes. Burime mjekësore konfirmojnë se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen forcat e qarkullimit rrugor, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po dokumentojnë shkaqet e aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i “Benz”-it ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke shkaktuar përplasjen me automjetin e ndalur.
Policia po vijon hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat e ngjarjes.