TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për sa i përket rritjes së pagave të punonjësve të administratës ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha sotndryshimet parashikohen të zbatohen nga muaji qershor, pas miratimit të projektligjit nga Parlamenti për ndryshimin e pagave sipas piramidës së hierarkisë.
Ndërsa shtesa për pagat në shëndetësi, arsim dhe nivelet e ulëta të administratës, Ibrahimaj theksoi do të fillojnë të merren nga muaji maj.
“Projektligji për hierarkinë e pagave u punua nga qeveria dhe kaloi për diskutim pranë komisioneve parlamentare. Projektligji detajon një hierarki të re pagash dhe përcakton pagën e re të Presidentit të Republikës. Me miratimin e këtij projektligji ne do të kemi mundësi që të vijojmë me miratimin e vendimeve të këshillit të ministrave për pagat e administratës publike.
Fakti që ky projektligj nuk u miratua nga parlamenti brenda muajit Prill siç ishte parashikuar nga qeveria do të thotë që pagat e administratës publike do të fillojnë të rriten pas miratimit të këtij ligji që besoj do të jetë brenda muajit Maj. Pra pagat e administratës publike do të rriten nga Maji dhe do të ketë efekt me pagat që do të merren në Qershor”, pohoi Ibrahimaj.