AKTUALITET, 2 Maj 2023, 14:36

Sherr për ballkonin mes fqinjëve në Fier, godet me çekiç 55-vjeçarin dhe arratiset, policia i vihet pas autorit

Sherr për ballkonin mes fqinjëve në Fier, godet me

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur në Fier, pasi është goditur me sende të forta nga fqinji i tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, ku dyshohet se 42-vjeçari E.S. dhe 55-vjeçari Q.H. janë konfliktuar për një ballkon.

Mësohet se shtetasi E. S., 42 vjeç, banues në Fier, ka goditur me sende të forta (çekiç), shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Eshtë shpallur në kërkim 42-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.