AKTUALITET, 13 Maj 2025, 09:24

Zgjedhjet/ Përfundon numërimi, PS fiton zgjedhjet në Qarkun e Beratit, siguron 5 mandate! Ja sa ka marrë PD dhe partitë e reja

Zgjedhjet/ Përfundon numërimi, PS fiton zgjedhjet në Qarkun e

Në qarkun e Beratit janë numëruar 275 qendra votimi nga 275 në total, ku fituese është përcaktuar Partia Socialiste, e cila ka siguruar 5 mandate.

PS ka kryesuar me 58.1% të votave, që përkthehen në 38,860 vota. Ndërsa Koalicioni PD-ASHM është renditur i dyti me 19,884 vota ose 29.8%, duke marrë vetëm dy mandate.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, që ka siguruar vendin e tretë me 4,831 vota ose 7.2%, si edhe partitë e tjera opozitare nuk kanë marrë asnjë deputet në këtë Qark.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 38,860 vota – 58.1%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 19,884 vota – 29.8%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 4,831 vota – 7.2%

Partia Mundësia – 1,449 vota – 2.2%

Lëvizja Bashkë – 763 vota – 1.1%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 419 vota – 0.6%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 254 vota – 0.4%

Lëvizja Atdheu (LA) – 124 vota – 0.2%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 138 vota – 0.2%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 66 vota – 0.1%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 46 vota – 0.1%

Zgjedhjet/ Përfundon numërimi, PS fiton zgjedhjet në Qarkun e