TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e zgjedhur e listës së mbyllur të Tiranës, Ilir Luarasi, e ftuar në emisonin “Të Paekspozuarit” në MCN TV debatoi me analistin dhe sociologun Ergys Mërtiri për premtimet e partive të reja gjatë fushatës elektorale.
Pjesë nga debati
Luarasi: Ergys ti e di që populli votues do të shohë rezultate që të të japë votën. Nëse ti del në studio, përfaqëson një parti të re dhe thua se kur të vij në pushtet do t’u rris pensionet, më thuaj si do t’ua rritësh pensionet me 2-3 vetë që fiton në parlament?
Mërtiri: Rama çfarë ka bërë? Kështu ka thënë kur ishte në opozitë, do t’u rris pensionet etj.
Luarasi: Patjetër por Rama ishte forcë që merrte qeverinë dhe ndryshonte ligjet dhe rriste pensionet dhe rrogat. Më shpjego cila nga partitë e reja, me gjithë premtimet e tyre që kur i pyesnin nëse keni politikë për gratë, thonin, po, po e kemi. Si qenkan këta që e paskan të gjitha në program.
Mërtiri: Me kryeministrin që ka 20-30 njerëz në burg.
Luarasi: Problemi është se njerëzit e hedhin votën për dikë që do t’i ndryshojë diçka brenda marzhit të tyre të mendimit. Kur më vjen ti me zero mandate dhe më thua unë do të rris pensionet dhe e di edhe vetë se do të fitosh 1-2 mandate si do t’i rritësh pensionet, me ato dy mandate?
Mërtiri: Po thua se populli nuk e do ndryshimin?
Luarasi: Unë mendoj se ka një teori evolucioni edhe te partitë politike dhe nuk mund të ndodhë kurrë që Lapaj, Qori, Shehaj do të fitonin maxhorancën për të formuar qeverinë dhe që për të sjellë ndryshimet që propagandojnë.