AKTUALITET, 12 Maj 2025, 23:40

“Berisha nuk do të japë dorëheqjen”, Abilekaj deshifron deklaratën e kreut të PD-së pas humbjes së thellë

“Berisha nuk do të japë dorëheqjen”, Abilekaj

Analisti Enton Abilekaj, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Berisha nuk do të japë dorëheqjen pas humbjes të thellë në zgjedhjet e 11 majit.  

“Berisha e la të hapur mundësinë se nuk do t’i njohë zgjedhjet. Përmendi shkeljet, që do ta vazhdojë përpjekjet për votën e lirë. Nuk është e qartë se si do ta bëjë këtë betejë, por do të ketë kontestim rezultati. Kur i thanë për Bashën që i kërkuan dorëheqjen, Berisha u përgjigj se në kohën e tij nuk pati këto shkelje, pra e përjashtoi mundësinë e një dorëheqje. Berisha nuk do të japë dorëheqjen, nuk do të njohë rezultatin dhe do të kontestojë për këto dy vite që ka kontratat e lobimit dhe të strategjistëve, do të shohim si do të shkojë, pa e përjashtuar hyrjen në parlament”- tha Abilekaj.