TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala, gjatë një lidhje direkte me emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për krimet zgjedhore dhe përfshirjen e SPAK në monitorimin e procesit. Ajo përmendi disa nga rastet e kontrolleve dhe hetimeve të SPAK, duke veçuar kontrollet ndaj njerëzve të dyshuar si pjesë të PSD apo edhe një rast që dyshohet për krim zgjedhor nga burgu.
"Janë katër raste të SPAK që janë regjistruar me dyshimet për korrupsion. Ka dyshime që personat e përfshirë në shitblerje të votës janë të lidhur me PSD e Doshit. Doshi e ka quajtur sulm të qëllimtë dhe i ka mohuar. Nisi me kontroll në Shkodër. Në mbremje të shtunën pati dy urdhër kontrolle për dy kushërinj. Doshi pretendoi se asnjë prej tyre nuk është anëtar i partisë së tij por njëri prej tyre është i PS.
Ditën e sotme rreth orës 03:00 është arrestuar babai i një kandidate për deputete në Fier, Limonera Bozha, person që dyshohet nga SPAK se ka kryer veprën penale të blerjes së votave për vajzën e tij.
Edhe zonja Bozha ka reaguar ashpër duke pretenduar se është sulmuar për shkak të votave të saj, që mund të çënonin votat e PS, por në fakt në Fier diferenca është shume e thellë në krahasim me çdo palë zgjedhje të tjera. Socialistët kanë projeksion mandatin e 12. Kanë hyrë deri në këto momente edhe në listën e mbyllur të ASHM.
Veprimi i fundit i SPAK ditën e sotme, kontrolle për 4 subjekte politike. Që nga PS, PD dhe PSD. Ka patur kontroll edhe te një kandidat për deputet të zotit Doshi dhe është sekuestruar një celular. Kjo ka qenë panorama e krimeve zgjedhore. Një javë më parë kam deklaruar se ka një hetim që lidhet me sistemin e burgjeve. SPAK ka deklaruar se një nga rastet më të rëndësishme është referuar nga shërbimi i brendshëm në burgje.
Gjatë procesit të votitmi, janë evidentuar shumë raste në Tiranë, Elbasan apo qarqe të tjera, ku qytetarët janë arrestuar, disa prej të cilave gra, duke fotografuar votën. Nëse ka qenë premtim për vend punë apo favore të tjera, apo thjesht për të konfirmuar dhënien e votës nuk di ta them. Rastet pritet të dalin nesër para gjykatës.
Kam ndaluar në një KZAZ në Tiranë, kam konstatuar mënyrën e sofistikuar që ka ngritur mazhoranca për të patronazhuar votimin. Ka dy forma, duke nxitur ata që konsideron votues të saj dhe duke detyruar punonjësit e administratës të shellin 3-4 apo 5 perosna për të votuar. Ka patur formë friksimi për të penguar ata që kishin bindje të mos votonin për ta. Krimi nuk është shfaqur zyrtarisht përvec Vorës, Ku Bert Xhabafti një nga personazhet më problematike, ku në 2021 dyshohet se u përfshi në krim zgjdhor por në bisedë lehte një qen dhe përgjimi nuk u transkriptua. Pra ka shpëtuar nga një arrestim i mundshëm.
Krimi ka vepruar në mënyrë të nëndheshme. Ka ndikuar në Lezhë. Ka patur ndikim nga banda e Troplinëve në Durrës. Po ashtu për një kandidat të Durërsit, flitej për 25-30 mijë vota. Në këtë aspekt dyshoj që edhe pse jo hapur… Edhe në Fier po ashtu. Dje amabsadori i BE tha se ka patur informacion se në Durrës dhe Fier ka patur ndikim të krimit të organizuar prandaj po monitoronte situatën", tha Lala.