TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ferdinand Xhaferaj reagoi ashpër me kandidatët që vendosi Berisha në Durrës, qarkun ku ai ishte deputet. Ai deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se nga Shkurti kur u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor deri më 11 maj PD luftoi për 45 mandate.
“Në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë nuk kemi parë vendimmarrje që PD do të shkojë drejt fitores.
Kjo është pjesë e vendimmarrjes që u vendos më 13 shkurt, sepse kur u bë Kodi Zgjedhor, u mbyllën mandatet. Nga shkurti deri më 11 maj kemi luftuar për 45 mandate. Problemi shtrohet se si e shfrytëzuan palët Kodin Zgjedhor, se nëse Rama të gjithë elitën politike e vendosi në listën e hapur, Berisha të gjithë elitën e bunkerizoi në listën e mbyllur, sepse për këtë i donte”- tha Xhaferraj.