AKTUALITET, 12 Maj 2025, 22:13

"Me kaq mandate, nuk do ju flasë më ky i gjati o Iris..."/ Rakipi batuta me Luarasin pas rezultatit të PS

"Me kaq mandate, nuk do ju flasë më ky i gjati o Iris..."/

Iris Luarasi ka marrë mandatin e deputetes së PS, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku deklaroi se as vetë nuk e priste rezultatin shumë të thellë që ka marrë kjo parti. Rakipi i tha se me kaq mandate sa ka marrë, Rama rrezikon të mos u flasë më as deputetëve...

Biseda:

Ylli Rakipi: Nuk ke pak frikë nga kaq shumë vota o Iris?

Iris Luarasi: Nuk besoj se do të bëjë ndonjë diferencë të madhe.

Ylli Rakipi: Ky i gjati nuk do ju flasë as ju...

Iris Luarasi: Po do flasë se ai nuk do flasë me alienët.

Enton Abilekaj: Një kujdestar për këta dhe ikën ai...

Ylli Rakipi: Gjithësesi urime për detyrën. Do shkosh tani në Parlament, shumë gra ka PS aty.

Iris Luarasi: Po patjetër.