AKTUALITET, 13 Mars 2025, 12:45

Zgjedhjet e 11 majit/ Hoqi dorë nga lista e hapur, reagon ish-kryetarja e PD-së në Sarandë

Zgjedhjet e 11 majit/ Hoqi dorë nga lista e hapur, reagon ish-kryetarja e

Manjola Nikollo, ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, e cila dha dorëheqjen për të marrë pjesë në primare, ka hequr dorë nga pjesëmarrje në listën e hapur të PD-së në qarkun e Vlorës.

Nikolla, e cila u rendit e treta në primare, duket se ka qenë e pakënaqur me vendosjen e saj në listë të hapur.

Megjithatë përmes një postimi në rrjete sociale ajo thekson se do të vijojë të ndihmojë në terren Partinë Demokratike në betejën e 11 majit.

Postimi i plotë në rrjete sociale:

Të dashur miq!

Pas një vale mesazhesh të ngrohta dhe mbështetjeje nga të gjithë ju,ndiej një detyrim të thellë për t’ju falënderuar nga zemra!

Por le të jemi të qartë:

Unë nuk po largohem nga PD!

Thjesht, këtë herë nuk jam pjesë e listave të hapura, të cilat kanë përfaqësues dhe emra të tjerë shumë të denjë të Qarkut Vlorë.

Ajo që na bashkon ne demokratëve është misioni i madh për ti dhënë fund kësaj ‘flame’ që ka mbërthyer Shqipërinë nga kjo qeveri gjakpirëse.

Largimi i Ramës nuk është thjesht një dëshirë apo qëllim politik. Është një domosdoshmëri jetike!

Është një betejë për të ardhmen e këtij vendi, për fëmijët tanë dhe për te gjithë te afërmit dhe shokët tanë që kanë marrë rrugët e kurbetit si në vitet 90.

Personalisht nuk ndalemi këtu.

Përkundrazi, vazhdoj më e vendosur se kurrë për një Shqipëri si gjithë Europa