AKTUALITET, 13 Mars 2025, 12:30

Veliaj u la në burg/ Avokati Maks Haxhia: Intimidim nuk është term procedurial! SPAK gaboi, pasi nuk prishen as prova, as kanoset njeri

Veliaj u la në burg/ Avokati Maks Haxhia: Intimidim nuk është

Avokati Maks Haxhia u shpreh se akuzat e SPAK për intimidim nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk qëndron, pasi ai nuk është term procedurial.

Duke folur me gazetarët, Haxhia tha se kjo nuk është kriter për të caktuar dhe bazuar masën e arrestit. 

“Intimidim nuk term procedurial. E thotë SPAK, po nuk është, se e thotë SPAK nuk thotë se e thotë ligji. Intimidim nuk është term procedurial. Term procedurial është të prishësh provat.

Në qoftë se përdoret fjala intimidim kalon në stad që ti kanos, prish imazhin ose bën presione, por nuk është kriter për të caktuar dhe bazuar masën e arrestit.

Për mua, po sepse pretendohet se kur ka ardhur një institucion kaq i rëndësishëm dhe kaq serioz për të sjellë në kuotat e këtij niveli aplikimi të masës arrest në burg kryetarin e bashkisë, pretendohet që ti e ke sjellë materialin e plotë”, theksoi Haxhia.

Maks Haxhia ka folur pas vendimit të Apelit të GJKKO-së për të lënë në burg kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Avokati i kryebashkiakut preku një sërë çështjesh, ndërsa u shpreh totalisht kundër vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi.

Gjithashtu tha se Joshua Roberts nuk është avokat i Veliajt si dhe evidentoi nivelin e lartë të mbrojtësve ligjorë në vendin tonë. Në fjalën e tij para gazetarëve, avokati Maks Haxhia tha:

“Intimidimi nuk është term procedurial për SPAK-un. Se e thotë SPAK-u nuk e thotë ligji. Term procedurial është të prishësh provat.

Përgjimi? Nëse është e vërtetë ajo që ka ndodhur me gjyqtarin e Kushtetueses për mua është një situatë skandaloze. Turp për presidentin e Republikës dhe Kuvendin që duhet të reagojnë. Ky institucion nuk ka kontroll. Ligji nuk e parashikon që të përgjojë këdo”.