AKTUALITET, 13 Mars 2025, 11:49

Reagimi/ Apeli la në burg Veliajn, avokati Haxhia: Prokuroria nuk solli asnjë provë të re! Presim që Gjykata e Lartë të ndryshojë masën e sigurisë

Reagimi/ Apeli la në burg Veliajn, avokati Haxhia: Prokuroria nuk solli

Apeli i GJKKO la në burg kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por avokati Maks Haxhia paralajmëroi se çështja do të shkojë edhe në Gjykatën e Lartë, ku presin që të pranojë kërkesën e kryebashkiakut për ta liruar nga qelia.

I pyetur nëse për këtë masë sigurie të dhënë në Apel ndikuan provat e reja të SPAK, ai tha: “Jo absolutisht, është i njëjti material që ka qenë edhe në shkallën e parë”.

Avokati Maks Haxhiaj: Prokuroria nuk solli asnjë provë të re. Masa e tillë një absurditet që ndodh vetëm në Shqipëri, aq më tepër për vepra të tilla që nuk kanë rrezikshmëri. Nuk mund të vendoset një masë e tillë për një kryebashkiak të zgjedhur 3 herë dhe t’i thuash je i rrezikshëm.

Rrezikshmëria është e lidhur me mundshmërinë për të kryer vepra të tjera të rrezikshme penale që dëmtojnë jetën dhe shëndetin e dikujt. Presim të ndodhë ndonjë çudi në GJL dhe të pranohet kërkesa për masën e sigurisë