TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti demokrat i qarkut Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ironizoi sot koalicionin e opozitës “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe kreun e tij Sali Berisha.
Teksa është një prej të lënëve jashtë listave për deputetë nga kreu i PD-së, Xhaferraj komentoi gjatë hyrjes në Parlament edhe situatën politike para zgjedhjeve të 11 majit, duke mos e kursyer as sarkazmën.
Ai tha se me “3 burrat e shtetit, Berisha, Gjuzi dhe Jenisheri”, kryeministri Rama “po tmerrohet”.
“Është një koalicion me 3 burra shteti. Me Kujtim Gjuzin, Selami Jenishehrin dhe Sali Berishën do e bëjmë Shqipërinë madhështore. Kjo treshe po e tmerron Edi Ramën dhe mazhorancën. Ky është një koalicion me 3 burra shteti”, tha Xhaferraj mes të tjerash.
Lista e PD-së konfirmoi edhe një herë se mbizotëroi “Klani i Berishës” për parlamentin e ardhshëm në listat e mbyllura dhe me mandat të sigurt për deputetë.