TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike më e votuara e Primareve të PD-së është ndalur nga gazetarët gjatë hyrjes në parlament. Tabaku i është përgjigjur gazetarëve për pyetjet rreth mendimeve mbi listën e Tiranës dhe vendin e saj në listën e hapur. Deputetja shprehet ‘pa modesti’ siç vetë ajo thotë, se e meritonte të ishte në listë të mbyllur.
"Shiko unë e bëra një reagim sot në mëngjes në fakt. A mendoj unë se e meritoja të isha në listën e mbyllur me shumë modesti them se e meritoja. Se besoj se jam figurë përfaqësuese e qytetit të Tiranës.
Por çfarë mendoj për këtë? Ju e dini unë ju njoh të gjithëve dhe ju më njihni që unë me këtë mënyrën time, kështu ngadalë, pa të bërtitura i kam fituar të gjitha beteja e mija në Partinë Demokratike. I ka fituar të gjitha betejat e mija në parlament dhe do ta fitojë dhe këtë betejë"-tha Tabaku për gazetarët.
Nga ana tjetër Tabaku i është përgjigjur gazetarëve nëse e shihte këtë lëvizje si një ‘hakamarrje të Berishës’ se nuk e mbështeti gjatë kohës që ai kërkoi sërisht Partinë Demokratike.
"Jo nuk e mendoj. Partia Demokratike e bëri këtë listë për Tiranën duke pasur parasysh disa faktorë, nuk është se në atë listë tjetër ishte dikush që doli më i votuar se mua. Unë kam pasur një diskutim të gjatë me zotin Berisha për listën dhe kjo ishte një zgjidhje për mua. Jam e bindur që unë do të jem deputete e Kuvendit të Shqipërisë kam mbështetje e Partisë Demokratike",përfundoi Tabaku.