AKTUALITET, 13 Mars 2025, 11:18

Rama me Komisioneren e Zgjerimit të BE: Marta, ne duam lekët tona. Parlamenti ka në tryezë marrëveshjet financiare për planin e rritjes, 1 miliardë euro të dedikuara për Shqipërinë

Rama me Komisioneren e Zgjerimit të BE: Marta, ne duam lekët tona.

Kryeministri Edi Rama, në konferencën me Komisioneren për Zgjerimin në BE, Marta Kos, është shprehur se në Parlamentin e Shqipërisë ka në tryezë marrëveshjet financiare për planin e rritjes.

I përsëriti ambicien që “Shqipëria 2030 të jetë pjesë zyrtare e Bashkimit Evropian”, duke e mbyllur me frazën: “E dashur Marta, ne duam lekët tona!”

“Parlamenti i Shqipërisë ka në tryezë sot marrëveshjet financiare për planin e rritjes, që i hapin rrugë fillimit të financimit të fondeve që janë rreth 1 miliardë euro të dedikuara për Shqipërinë, Kështu që e dashur Marta, ne duam lekët tona”, tha Rama.