AKTUALITET, 13 Mars 2025, 10:54

VIDEO/ Vizita e Kos, Rama në konferencë me Komisioneren e BE: Rruga jonë e vetme është Europa, brenda 2027 mbyllim negociatat

VIDEO/ Vizita e Kos, Rama në konferencë me Komisioneren e BE: Rruga

Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së viziton sot Shqipërinë për herë të parë. Komisionerja mbërriti në Kryeministri ku u takua me kryeministrin Edi Rama. Tashmë po mbajnë një konferencë për shtyp. 

"Ne folëm me komisioneren edhe për të shkuarën e cila na ka mësuar në mënyrën më brtuale që pse rruga e vetme e jona është rruga e BE. Ne jemi shumë të vendosur ta përmbushim me sukses objektivi për përfundimin e negociatave brenda 2027. Ambicia im, e jonë është q shqiptarët të mbajnë pasaportën e BE brenda kësaj dekade", tha Rama. 

Takime komisionerja do të zhvillojë edhe me drejtuesit e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe me ato nga organizatat e shoqërisë civile dhe studentët e Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës.