AKTUALITET, 26 Prill 2023, 19:51

Zgjedhjet/ Benet Beci optimist: Besoj që shumë shkodranë do të na përkrahin më 14 maj

Zgjedhjet/ Benet Beci optimist: Besoj që shumë shkodranë do

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër, Benet Beci beson se qytetarët shkodranë do të votojnë më 14 majin për “Rilindjen”.  Teksa nuk e ka fshehur entuziazmin, Beci tha se Shkodra e vërtetë ka një energji që ka nevojë që të nxjerrë në pah atë.

“Shkodra është shumë pozitive. Por në qoftë se ka në brendësi dhe thelbin e Shkodrës, është që është shumë pozitive. Në ADN-në e vet. Këtë e kam shumë të ndjerë dhe e thonë të gjithë. Shkodra e vërtetë ka një energji që ka nevojë ndoshta tani dhe njëherë ta nxjerrë, që është energjia e vet pozitive. Që është gëzimi, është arti, është kultura, është sporti. Ju vetëm këtë të kuptoni pse Shkodra është pozitive.

Por duke e thënë këtë nuk është që nuk është. Kjo është për ta thënë dhe për ta cilësuar, që Shkodra pozitive është ajo që duhet ne të mbështetemi. Është historia jonë, është kultura jonë është energjia jonë, është fuqia jonë.”, tha ai.