TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Do flasim me fakte dhe prova”. Kështu deklaroi kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku teksa u pyet në lidhje me hetimet mbi vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkëzi pak ditë më parë në Tiranë si dhe për zhdukjen e dy 46-vjeçarëve në Sarandë.
Në një konferencë për mediat, Rrumbullaku tha se hetimet për vrasjen me hanxhar të të riut janë drejt përfundimit.
I pyetur për vrasjen e 20-vjeçarit në Tiranë, Stiven Toshkëzi se deri në çfarë pike kanë arritur hetimet, ai tha se janë drejt përfundimit.
Po ashtu, Rrumbullaku tha se edhe për rastin e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit alias Krasniqi shtoi se hetimet janë në rrugën e duhur. “Hetimet janë drejt përfundimit, edhe personi në kërkim shumë shpejt do të vihet në prangat e Policisë (Për rastin e Toshkëzit). Do të flasim me fakte dhe prova, jemi në rrugën e mbarë të dokumentimit edhe të asaj ngjarje. (Për zhdukjen e dy personave në Sarandë)”, tha ai.