AKTUALITET, 26 Prill 2023, 19:13

EMRAT/ Zbardhen identitetet e skuadrës vrasëse, ja kush e porositi eliminimin e biznesmenit Ardian Nikulaj

EMRAT/ Zbardhen identitetet e skuadrës vrasëse, ja kush e porositi

Zbardhen identitetet e 6 personave që janë përfshirë në ekzekutimin mafioz të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Po ashtu në dritë ka dalë edhe emri i atij që porositi vrasjen e babait të 4 fëmijëve më 19 prill në lokalin e tij.

Burime nga policia konfirmuan se bëhet fjalë për shtetasit Edmond Haxhia, Ruben Saraiva (shtetas portugez, vrasësi) dhe 4 shtetasi britanikë, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Ndërkohë, porositës i vrasjes dyshohet se është Edmond Haxhia, ndaj të cilit rëndon akuza e organizatorit, porositësit si dhe e financuesit të krimit. Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt, ndërkohë që fisi i tij kishte një konflikt me Nikulajn që prej 97-ës.