AKTUALITET, 26 Prill 2023, 18:03

Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, reagon Bejko: Gjest banal dhe papjekuri

Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, reagon Bejko: Gjest banal dhe

Kandidati i grupit të Alibeajt për Bashkinë e Tiranës,  Roland Bejko ka komentuar posterin e Këlliçit me gishtin e mesit, të vendosur nëpër rrugët e kryeqytetit.

Bejko e cilësoi gjest banal dhe papjekuri nga ana e Këlliçit.   

“Ato janë postera që flet subkoshienca, klasa politike, e cila drejtohet nga Rama Berishs dhe Meta, ku Veliaj dhe Këlliçi janë çirakët e këtyre ustallarëve. Iu nxori dy gishtat shqiptarëve dhe u tregoi të vërtetën. Ka 30 vjet, që me dy gishta e mesit ua kanë treguar shqiptarëve dhe I kanë detyruar shqiptarët të largohen nga vendit. Ne mendojmë se është momenti i fillimit të fundit të kësaj klase politikë non grata, që e ka lënë Shqipërinë pa drejtësi, kësaj klase politike që ia ka marrë pronën qytetarëve dhe ia ka kaluar oligarkisë.

Ato dy gishtat tregojnë karakterin e tyre, ndërgjegjen dhe nënndërgjegjen e tyre. Kjo është banale dhe papjekuri. Ata (Berisha dhe Meta) e kanë vendosur aty Belind Këlliçinb jo që të fitojë, por që të humb. Korrupsioni nuk luftohet me dy gishta përpjetë, por duke dhënë  ide konkrete”,  tha Bejko në abcnews.