TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ende pa sukses kërkimet për gjetjen e dy 46-vjeçarëve Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi në Sarandë, teksa kanë kaluar tashmë 20 ditë që kur u panë për herë të fundit dhe dyshimet se janë vrarë bëhen më të forta.
Ndërkohë të tjera detaje janë zbuluar nga dosja hetimore e cila është plotësuar kryesisht me dëshmi. Kështu rezulton se 46-vjeçari Leonard Thodhori, është thirrur para zhdukjes në një lokal në qytetin e Sarandës ku i është instaluar në telefon një aplikacion me qëllim që të fliste me një person për të mos u përgjuar. Krahas aplikacionit atij i është dhënë edhe një shumë prej 200 eurosh.
Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që “Koçolja” është shpërblyer me një shumë të hollash ndërkohë qe pretendohet se ishte në konflikt me persona që dyshohet se e kanë vrarë. Edhe vetë familjarët e “Koçoles” pretendojnë se ai më para ka pasur një telefon të thjeshtë, ndërsa tashmë përdorte një Smartphone dhe me familjarët përdorte aplikacionin “Whatsapp”. Edhe pse familjarët pretendojnë se ai nuk sillte më shumë se 10-20 mijë lekë të reja në familje, kohët e fundit ai ishte parë në qarkullim nën drejtimin e një automjeti luksoz “Mercedes-Benz” S Class.