AKTUALITET, 26 Prill 2023, 18:36

Plas sherri mes të dehurve në fast-food, policia parandalon përshkallëzimin e konfliktit në Pogradec

Plas sherri mes të dehurve në fast-food, policia parandalon

Policia e Pogradecit ka parandaluar sot përshkallëzimin e një konflikti, ku ishin përfshirë 4 persona. Ngjarja ndodhi në afërsi të agjencisë në qytetin e Pogradecit.

Sipas të dhënave nga policia bëhet e ditur se konflikti ka nisur për shkaqe banale pasi 3 prej personave të përfshirë në konflikt, dyshohet se kanë qenë në gjendje të dehur.

Nga vendngjarja mësohet se në konflikt është përfshirë pronari i një fast-food-i dhe personat e tjerë (të dehur) që kanë qenë brenda biznesit.

Pronari ka tentuar t’i nxjerrë jashtë këta persona, por ka hasur në rezistencën e tyre, ndërkohë që për të qetësuar situatën ka ndërhyrë policia. Personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në polici.