AKTUALITET, 26 Prill 2023, 17:32

Vrasja e biznesmenit Nikulaj në Shëngjin, autori i dyshuar, një shtetas portugez

Vrasja e biznesmenit Nikulaj në Shëngjin, autori i dyshuar, një

Një shtetas portugez dyshohet se është vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u vra në Shëngjin në lokalin e tij. Ngjarja ndodhi më 19 prill.

Nga të dhënat e policisë, dyshohet se autori i dyshuar i krimit është larguar nga Kapshtica.

Sot, lidhur me këtë ngjarje janë gjetur rroba në një banesë, që dyshohet se i përkasin ekzekutorit, i cili ishte maskuar si postier dhe me skafadër në kokë.

Rrobat të cilat janë sekuestruar, do çohen në laborator për ekzaminim.

Kujtojmë se ish-kandidati për deputet në siglën e Partisë Social Demokrate, në 2021 Ardian Nikulaj që aktualisht synonte një vend në këshillin bashkiak në Bashkinë e Lezhës u qëllua me 6 plumba në lokalin e tij “Koral” nga një person që mbante jelek fosforeshent dhe skafandër në kokë.

Ardian Nikulaj dyshohet të jetë vëzhguar para se të ekzekutohej.