AKTUALITET, 6 Qershor 2024, 15:43

Zbulohet skema mashtruese në emër të Ambasadës Amerikane në Tiranë, reagon institucioni: Qytetarët shqiptarë të mos bien ‘pre’

Zbulohet skema mashtruese në emër të Ambasadës Amerikane

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me një të ashtuquajtur projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24. Përmes një mesazhi, ambasada thekson se ky grip nuk ka lidhje me të. Mes të tjerash ambasada thekson se qytetarët shqiptarë  nuk duhet të bien pre.

Reagimi i Ambasadës:

???????? Ambasada e SHBA është në dijeni të një të ashtuquajturi projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24.” Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit teksa ajo heton përmasat e kësaj skeme mashtruese.

U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Gjithashtu, i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën.