AKTUALITET, 6 Qershor 2024, 10:47

Nikolla nuk pranoi kërkesën për të futur Berishën në Grupin e PD-së! Tensione në sallë, garda rreshtohet tek foltorja! Ndërpritet seanca

Nikolla nuk pranoi kërkesën për të futur Berishën

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk pranoi kërkesën e Gazment Bardhit për të futur Sali Berishën në Grupin e PD-së.

Vendimi i saj është kundërshtuar nga deputetët demokratë, pjesë e grupit të ish-kryeministrit, duke e konsideruar si antikushtetues.

Por, Lindita Nikolla nuk është tërhequr nga vendimi i saj dhe deputetët e opozitës i janë drejtuar foltores.

Në sallë janë futur punonjësit e Gardës të cilët janë rreshtuar përpara ministrave, ndërsa kryeparlamentarja ndërpreu seancën për pesë minuta.