TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Grupi Parlamentar i PD-së duket se ka bërë ‘spastrime’ në komisionet parlamentare, duke hequr deputetët e grupit të Bashës dhe vetë këtë të fundit si anëtarë.
Më poshtë kemi publikuar kërkesën e depozituar në Kuvend të firmosur nga Gazment Bardhi si kreu i grupit parlamentar, ku nga Këshilli i Legjislacionit është hequr emri i Enkelejd Alibeajt dhe është vendosur anëtare Dhurata Çupi, e cila ishte anëtare zëvendësuese dhe në vend të saj është emëruar Lindita Metaliaj.
Ndërkohë, Lulzim Basha është hequr nga Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore, ndërsa në vend të tij është emëruar Oerd Bylykbashi.
Po ashtu mësohet se nënkryetarë të grupit të PD-së, do të jenë Ervin Salianji dhe Albana Vokshi, ndërsa zëdhënësja deputetja Ina Zhupa. Sakaq, anëtare e Komitetit për Stabilizim Asociimin është Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Zhani Gjergji, Saimir Korreshi dhe Sorina Koti.

