TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ashtu siç pritej, protestuesit i kanë vënë zjarrin gomave të vjetra që kishin marrë me vete në protestën e sotme para Kuvendit.
Gjithashtu nuk kanë munguar as tensionet e vogla me efektivët e Policisë. Gjithashtu sipër gomave ishin dhe pankartat me fotot e qeveritarëve me mbishkrimin “Narcos”.
Kjo protestë po mbahet paralaleshit me seancën plenare, teksa vjen pas investigimeve të emisionit “Report” në televizionin italian RAI 3, ku u dëshmuan lidhjet e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij me korrupsionin dhe grupet kriminale.
Për mbarëvajtjen e sigurisë janë angazhuar rreth 400 efektivë policie, teksa në terren ndodhet dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ndodhet në terren për të monitoruar situatën.
Ndërkohë, përveç maskave kundra gaz, efektivët e Policisë janë pajisur edhe me fikse zjarri, të cilat u përdorën edhe të martën ndaj qytetarëve në protestën para Bashkisë së Tiranës. Mësohet se pas godinës së Kuvendit janë vendosur edhe dy autobote me ujë.