AKTUALITET, 6 Qershor 2024, 10:35

Gazment Bardhi kërkon rikthimin e Berishës! Shkarkon deputetet e Bashës nga funksionet brenda partisë

Gazment Bardhi kërkon rikthimin e Berishës! Shkarkon deputetet e

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka shkarkuar nga të gjitha funksionet që kishin në grupin parlamentar të gjithë deputetet që i përkasin PD-së zyrtare.

Ai ka shkarkuar nënkryetarët që deri tani kanë qenë në detyrë, po ashtu ka kërkuar edhe rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar.

“Kemi njoftim nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Në kryesinë e grupit parlamentar janë bërë ndryshime. Nënkryetar Ervin Salianji, nënkryetare Albana Vokshi, sekretar Ina Zhupa”, lexoi Nikolla.

Ndërkohë Lindita Nikolla nuk pranoi kërkesën për të futur Berishën në Grupin e PD-së!

Po ashtu është rrëzuar kërkesa e Gazment Bardhit për mocion me debat për emisionin e RAI 3 për Shqipërinë