AKTUALITET, 6 Qershor 2024, 11:50

VIDEO/ Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin, policia hedh spraj lotsjellës. Lëndohet qytetari

VIDEO/ Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin, policia

Protesta e opozitës përpara parlamentit po vijon me tensione të shumta. Protestuesit i kanë vënë flakën gomave të makinave që kishin sjellë me vete dhe kanë hedhur fruta në drejtim të policëve.

Protestuesit gjithashtu po tentojnë të çajnë gardhin policor përpara Kuvendit, por policia iu përgjigj me spraj lotsjellës.

Një protestues është lënduar në sy për shkak të sparjt lotsjellës që hodhi policia në drejtim të tyre.