TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja kanë zbuluar në lidhje me tre shtetasit e huaj të ndaluar ditën e djeshme, në sulmin ndaj ushtarëve në uzinën e armëve në Gramsh.
Sipas gazetares Klodiana Lala, ukrainasi është i identifikuar si Fjodor Mihajlov. Tre personat kanë hyrë në vendin tonë të ndarë.
Bëhet me dije se rusja Svetlana Timofoeva, ka mbërritur në Shqipëri vetëm tre ditë më parë, ndërsa Mihajlov, tre javë më parë.
Grupi hetimor ka dyshime se janë të përfshirë në veprimtari spiunazhi.
Është zbuluar edhe se gjatë qëndrimit në vendin tonë, ata kanë qëndruar në Tiranë, në shtëpi me qira ditore.