AKTUALITET, 21 Gusht 2022, 13:38

Arrestohen nga policia dy të huaj, fotografuan uzinën e armëve në Poliçan

Arrestohen nga policia dy të huaj, fotografuan uzinën e armëve

Dy shtetas të huaj janë arrestuar nga policia në Poliçan pasi janë kapur duke fotografuar uzinën e vjetër të armëve.

News 24 raporton se kemi të bëjmë me dy persona nga shtete të ndryshme europiane.

Arrestimi vjen një ditë pas incidentit të ndodhur në Gramsh ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas u arrestuan pasi tentuan të futen në uzinën e armëve.