AKTUALITET, 21 Gusht 2022, 11:20

Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh/ Peleshi tregon planin e qeverisë: Po mendojmë të rivendosim në punë uzinat e armëve

Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh/ Peleshi tregon planin e qeverisë:

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar ditën e sotme se qeveria shqiptare ka në plan të rivendosë në punë uzinat e armëve.

Ai u shpreh se për shkak të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim dhe shtoi se ka qenë një lëvizje e mirë që industria e prodhimit të armëve nuk është shuar përfundimisht.

“Për shkak të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim. Kemi bërë mirë që nuk e kemi shuar përfundimisht industrinë tonë. Po mendojmë për ti rivendosur në punë këto uzina. Me ambasadat nuk komunikon ministria e mbrojtjes.

Nuk duhet të minimizohet as të shkaktohet asnjë lloj paniku, sepse Shqipëria dhe Kosova është e sigurt. Agjencia jonë e inteligjencës ka qenë pranë ngjarjes”, tha ai.