AKTUALITET, 21 Gusht 2022, 11:57

Shpërthen bombola e gazit në kuzhinën e 49-vjeçares në Fier, gruaja përfundon në spital

Shpërthen bombola e gazit në kuzhinën e 49-vjeçares

Një 49-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi ka marrë djegie në trup, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, që e përdorte për gatim.

Njoftimi i policisë

Mëngjesin e sotëm, ka shkuar për mjekim në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shtetasja E. T., 49 vjeçe, banuese në Frashër, Fier, e cila ka marrë djegie në trup, në banesën e saj, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, që e përdorte për gatim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.