TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen të tjera detaje rreth katër çekëve të arrestuar sot në Poliçan, pas veprimeve të dyshimta se po fotografonin uzinën e armatimeve në këtë qytet.
Sipas News24, mësohet se fjalët e para që kanë thënë dy çekët që u kapën në tunel, ishin me justifikimin se kishin humbur rrugën.
“Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq”, mësohet të jenë shprehur dy shtetasit me pasaporta çeke.
Ndërkohë pas kontrolleve u ndaluan dhe dy bashkëjetueset e tyre. Mësohet se dy shtetasit çekë kanë qëndruar për disa orë brenda tunelit të armatimeve ku kishte kundërajror, ndërsa u kapën pasi u konstatua se një prej dyerve ishte shkallmuar.