TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari i njohur bullgar Christo Grozev, pjesë e ekipit që zbuluan agjentët rus që helmuan ish-spiunin rus Sergei Skripal, ka reaguar pas sulmit të ndodhur një ditë më parë ndaj ushtarëve shqiptarë në Gramsh.
Ai shprehet se një nga rusët e arrestuar Svetlana Timofeeva ka qenë pjesë e grupit të fotografëve të ndaluar në muajin Janar në Egjypt, njëri prej të cilëve u vu në pranga.
Grozev shton se është dashur ndërhyrja nga ana e ministrisë së Jashtme ruse për lirimin e tij.
“Një nga rusët e arrestuar në Shqipëri është Svetlana Timofeeva. Ajo ka një histori interesante udhëtimi: kalimet kufitare tregojnë se ajo udhëtoi shumë herë në shoqërinë e “fotografëve”, një prej të cilëve u arrestua këtë janar në Egjipt dhe duhej të shpëtohej nga Ministria e Jashtme ruse”, shkruan ai.
One of the detained Russians in Albania is Svetlana Timofeeva. She has an interesting travel history: border crossings show she traveled many times in the company of "photographers" - at least one of whom was arrested this January in Egypt, and had to be saved by @mfa_russia. https://t.co/CkbKqam6xm
— Christo Grozev (@christogrozev) August 20, 2022