TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë, ku një konflikt mes disa personave përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre.
Sipas uniformave blu, pas një konflikti për motive të dobëta, disa shtetas janë përfshirë në përleshje duke përdorur sende të forta dhe një mjet prerës. Ngjarja ka ndodhur në hyrjen e një parkimi të një pallati, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e policisë ka çuar në identifikimin e personave të përfshirë.
Si rezultat i veprimeve hetimore nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, u arrestuan në flagrancë shtetasit Luciano Nurçja, 46 vjeç,Albert Lika, 44 vjeç dhe Enea Kurti 23 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ndërkohë, një tjetër person, shtetasi A. I., 33 vjeç, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shpallur në kërkim edhe një 17-vjeçar me inicialet E. L., i dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Autoritetet vijojnë punën për kapjen e të miturit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.