AKTUALITET, 6 Korrik 2026, 22:51

“Nuk negocion turma dhe sheshi, por përfaqësitë”, Preç Zogaj flet për protestën: Pa kokë nuk ecet

“Nuk negocion turma dhe sheshi, por përfaqësitë”,

Analisti Preç Zogaj, duke komentuar 37 ditët e protestës që po mbahet në Tiranë, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se kjo është protesta më e madhe pas asaj të dhjetorit ’90, por sipas tij, ajo tashmë duhet të ketë një përfaqësi që duhet ta udhëheqë.

“Kjo është ngjarja më e madhe demokratike që i ka ndodhur Shqipërisë në këto 35 vjet pas Lëvizjes së Dhjetorit dhe do të finalizojë këtë udhëtim të gjatë të Shqipërisë në Evropë. “Shqipëria e re” është Shqipëria në BE.

Është protestë që ka thyer rekordet e kohëzgjatjes. Shqipëria nuk kishte prodhuar një protestë që zgjat kaq shumë dhe ka një popull që nuk kthehet në shtëpi dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet pa plotësuar kërkesat.

Ka prodhuar një paketë kërkesash. Duke qenë një lloj plebishiti ka ardhur me kërkesa përbashkuese. Nuk kanë hyrë në kërkesa me ngjyra politike që krijonë probleme. Sekreti i saj është kompaktësia, por duhet të nxjerrë një përfqësi, se pa kokë nuk ecet.

Sa herë që protesta lë një takim të madh dhe do të vijë dita e një takimi të madh nëse ndodh qëndrimi refraktar i Ramës dhe nga përvoja ime me protestat, mendoj se nga natyra që ka kjo protestë, duke qenë një mozaik shpirtrash politik, ata nuk mund të jenë një subjekt politik, se duhet të ketë një bosht ideologjik.

Nuk negocion turma, sheshi, asambletë, negociojnë përfaqësitë. Po u identifikua me një korrent politik, do të zvogëlohet.

Protesta ka ruajtur karakterin e vet paqsësor. Marshojnë natë për natë dhe nuk thyhet një xham.

Shumë gjëra do të varen edhe nga reagimi i qeverisë. Kryeministri mund të jetë i surprizuar për dorëheqjen e panegoueshme të tij, por nuk ka reaguar as ndaj katër kërkesave të tjera”- tha Zogaj.