TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se Edi Rama ka qenë garant i interesave "më të pista" dhe nga kjo ka buruar pushteti i tij, por tashmë që shqiptarët po protestojnë, kjo do të prodhojë kaos edhe brenda këtyre interesave.
Qori foli edhe për teoritë konspirative që përdor pushteti për të sulmuar protestën.
"Edi Rama nuk është i gjithëpushtetshëm, ai ka marrë pushtet politik pasi ka qenë garant i interesave më të pista, të krimit, të oligarkisë, të cilët i kanë dhënë mundësi të qeverisë, pasi i ka premtuar se mund të vjedhin dhe të pasurohen në qetësi. Askush nuk do të bëjë zhurmë, askush nuk vë sistemin në krizë. Por prej një muaj e ca njerëzit nuk po rrinë urtë, por po shembin gardhe.
Një pjesë prej këtyre do ta heqin spinën një moment dhe do të prodhojë kaos dhe kontradiktë brenda interesave të pista dhe do të çelë mundësinë për transformim.
Teoritë e konsipracionit, dalin thonë janë grekët, serbët, ministra, deputetë. Për arsye studimore kam hyrë në arkivë, ka qe atëherë që çdo ngjarje që ndodhte nuk pyetej pse hyjnë këta në ambasada, pse dalin në protestë, jo thonë është dora e jugosllavit, sovjetikut, CIA, e me rradhë. Është fyese kjo. Është një zotëri, Altin Hila, e kanë mbajtur tre ditë në burg, ka fëmijë të sëmurë. Rama atij njeriu me 1001 halle i thotë ti nuk ke halle, nuk je kundër korrupsionit, etj, por ti je një njeri që të kanë manupuluar serbët, grekët, iranianët. Kanë humbur raportin me realitetin.
Ka një çerek shekulli distancë me njëri tjetrin. Kam qenë 9-10 vjeç, kur Ramiz Alia takonte studentët.
E njëjta gjë me Ramën sot. Ramiz Alisë i kishte mbetur ora në vitet '70, kurse Ramës i ka mbetur në 2000. Ndërsa rinia që proteston sot është rini europiane", tha ndër të tjera Qori.