AKTUALITET, 6 Korrik 2026, 22:04

"Ideja e Kuvendit i bën keq protestës, dëshirë për protagonizëm!"/ Tela debaton me aktivistin Kulluri

"Ideja e Kuvendit i bën keq protestës, dëshirë për

Gazetari Andi Tela, ka debatuar me aktivistin Edviol Kulluri në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për idenë që ky i fundit ka hedhur për mbledhjen e një Kuvendi nga protesta. 

Debati: 

Tela: Magjia e kësaj proteste është fakti që është një protestë ku sheh të gjithë ngjyrat dhe llojet, përfaqësimet e njerëzve. Ditët e para të gjithë po ngrinin pyetjet a duhet përfaqsim, parti. Kërkesa e tyre është kundër elitës politike, qeverisë, kryeministrit. Njerëzit dolën me shumicë pasi hallet e tyre nuk zgjidheshin pas 36 vitesh, panë se ishin të lirë për të folur. Njerëzit dolën sepse u kanë vjedhur përfaqësimin dhe besimin. Për këtë arsye janë në dilemë, se një Kuvend, grup i ri kërkon përfaqësim dhe tu marrë besimin. Protesta është e bukur sepse nuk ka grup përfaqësues. Kulluri tha kam hedhur idenë për një Kuvend, kështu bëhesh protagonist. Shkurti tha ne mendojmë. C’janë këta njerëz, si u mblodhën në një hotel? Kemi një grup organizatorësh që shkojnë aty mbledhin dhjetëra mijëera njerëz. Kemi tani një grup që thotë kemi grup pune dhe duam Kuvend. Këto termat kuvendi kombëtar, kuvendi mbarë shqiptar, kanë konotacion vrasës për njerëz që u kanë vjedhur besimin dhe përfaqësimin.

Kulluri: Unë kam dalë përpara qytetarëve dhe kam hedhur idenë.

Tela: Dhe njerëzit thanë po dhe ti thua tani e kam unë përfaqësimin.

Kulluri: Kam dalë para qytetarëve dhe kam shprehur këtë mendim. Nëse qytetarët protestues nuk e kanë këtë vullnet, unë nuk dal kundër vullnetit të qytetarëve protestues. I qëndroj mendimit që duhet ngritur në një moment një përfaqësim, por me kushtin nëse e pranon protesta. Nëse nuk e pranon protesta nuk jam askush të dal mbi atë vullnet.

Tela: Protesta po jeton, është atje, e përditshme. Ti kërkosh përfaqësim…

Kulluri: E kam thënë si mendim timin, kam të drejtën si protestues ta shpreh. Nëse e kam vullnetin e protestueve e bëjmë.

Tela: Ndërkohë keni mbledhur njerëz në hotel, keni bërë foto, sikur jeni ju përfaqësues të protestës. Ky është preceptimi që vjen.

Kulluri: Jo jo nuk jemi ne përfaqësues të protestës. Nuk themi në asnjë çast që jemi përfaqësues të protsetës. Nëse nuk e jep protesta miratimin, ne jemi thjesht protestues.

Tela: Keni dy persona aty në studio që e kundërshtojnë.

Rakipi: Vajza është gjenerata Z dhe Arbri e kundërshtojnë.

Lleshi: Ne nuk flasim fare për atë.

Shkurti: Perceptimi, frika, nuk funksionojmë me ketë. Është hedhur si ide dhe ai grup pune nuk ka funksion sektar. Ai ka prodhuar idenë dhe po punon për organizimin.

Tela: Si u mblodh grupi i punës?

Kulluri: E thirra unë. Kam të drejtën si protesutes të bëj dicka që e mendoj të arsyeshme. Kemi këta me flamingo që organizojnë, sa kohë nuk i mbivendosen protestës, nuk ka asgjë të keqe. Po tentoi ti mbivendoset aty fillon problemi. Ky është grup pune që hap procesin.

Tela: Si u shkruan ato pesë kërkesat?

Arbër: Në protstë që është thirrur nga tre vetë në fillium, pastaj 13, e me rradhë. Aty shumë prej njerëzve ishin të interesuar, u mblodhën, flisnin me megafon, pastaj u mblodhën diku, thanë po protestojmë, por cfarë janë kërkesa të të gjithëve, hajde pyesim njerëzit në shesh. Kemi marrë opinionet e njerëzve çdo ditë. Kemi bërë sondazhe, por kemi vënë re që ajo që kërkohet është dorëheqja, ndryshimet kushtetuese, demokratizimi i partive e me rradhë.

Tela: Pra u mblodhët dhe lexuat pesë kërkesa. Pasi u lexuan kërkesat, njerëzit u shtuan dhe filluan ti lexojnë në kor. Nuk doli njeri të thotë jam kundër. Pra një lloj qëllimi, grumbullimi juaj ia arriti. Kërkesa që të bëjmë një kuvend, që këto pesë kërksat ti shkruajmë në letër, është e tepërt dhe duket kërkim protagonzimi nga persona të veçantë dhe mund ti bëjnë keq protestës.