AKTUALITET, 6 Korrik 2026, 23:36

Frikë nga protestuesit/ Artan Hoxha: Deputetët u shqetësuan kur panë kazanët e plehrave jashtë Kuvendit...

Frikë nga protestuesit/ Artan Hoxha: Deputetët u shqetësuan kur

Artan Hoxha deklaroi në emisionin Të Paekspozuarit, se ka patur shqetësim te deputetët, kur panë kazanët jashtë dyerve të Kuvendit, nga frika se protestuesit mund ti hidhnin aty brenda. 

"Kam takuar disa deputetë, kam parë që kishin shqetësim, sidomos kur vajti kazani te hyrja. Në të njëjtin moment Rama ishte në Pashaliman. U duk sikur Rama i la në kurth. PD u tërhoq nuk vajti fare në Kuvend. Shqetësimi brenda tyre është, sidomos të rinjve që nuk janë mësuar dhe nuk kishin orientim. Por kishin fatin që nuk e njihnin që ishin deputetë", deklaroi Hoxha. 

Lidhur me mundësinë që brenda PS të rebelohen kundër Ramës, Hoxha tha se i duket i pamundur ky skenar, pasi deputetët i ka caktuar vetë Rama në lista të mbyllura. 

"Në një parlament ku kryeministri bashkë me shefin e opozitës, kanë miratuar në marrëveshje një ligj zgjedhor për lista të mbyllura, mos prit… Ai i ka zgjedhur vetë. Atje brenda nuk ka çfarë të ndodhë pasi e kanë shterur ujin. PS sot është një nocion. Për PS flitet tre muaj para zgjedhjeve. Sa merret pushtetin, janë rilindas.

Nuk shoh të ndodhë gjë aty brenda, pasi është tokë e zgjedhur. Njëlloj në krahun tjetër. I dëgjoj protestuesit të veprojë Parlamenti. Po si do të reagojë Parlamenti?!

Rama e shpalli në Kuç Parlamentin, tha shkon 78-88, dhe do të jemi diku në mes dhe fiks doli 83 mandate. Brenda kësaj që ai ka krijuar vetë e shoh të pamundur", tha Hoxha.