AKTUALITET, 6 Korrik 2026, 21:22

"Jam gangster i gangsterëve, të mbyll gojën me ngjitëse!"/ Aktivisti rrëfen dhunën në automjetin e policisë

"Jam gangster i gangsterëve, të mbyll gojën me

Aktivisti Arbër Lleshi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka rrëfyer dhunën policore pas protestët në Kuvendin e Shqipërisë. 

Lleshi tha se është goditur nga një civil në makinën e policisë, ndërkohë që ka qenë i prangosur dhe efektivët që gjendeshin në automjet nuk kanë bërë asgjë. 

"Më morën më shtrinë në tokë. Kemi ngrënë 30-40 grushata, goditje me shkopinj. Më vjen pastaj një civil më thotë do të mbyllim gojën me ngjitës. E pyes kush jeni ju, me çfarë forme pretendoni se keni këtë fuqi. Me të tillë gangster kemi të bëjmë. Civil në automjetin e policisë. Kam qenë i prangosur, kam ngrënë nja 30 grushta në fytyrë. 

Policia e Shtetit, e lejon këtë, u kam thënë dy policëve që ishin aty dhe e kanë mbyllur gojën. Në komisionariat u kam thënë oficerëve, më ka dhunuar dikush në makinën e policisë, përgjigja ishte duro. I thashë më goditën me grushta kur kam qenë i prangosur, është torturë. Kam kërkuar ndihmë mjekësore, katër orë rresht, askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Pas gjithë kësaj, kanë firmosur një procesverbal, edhe pse nuk kishin prova.

Thuhej jeni filmuar duke hedhur sende të forta drejt policisë, i them ku janë këto prova. Do t'ja japim prokurorit thanë. Policia funksionon si mjet represioni. Kam thënë edhe në sallë të gjyqit, që përveç gjykatës që duhet të merret me personat e dhunshëm në Policinë e Shtetit dhe institucioni ka detyrimin që policët e dhunshëm ti veçojë dhe ti padisë për dhunë.

Do ta ndjek deri në fund. Nuk e di a janë të gjithë pamjet, por kanë dalë 2-3 video nëpër media. Do ti mbledhim të gjitha.

E kam pyetur personin civil kush je. Më tha jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitës. Çfarë do të na thotë kryeministri me syze me lara për këto?

Kemi katër ditë atje, na kanë mbajtur në dhoma paraburgimi në kushte mizerabël. Telefonin na e kanë sekuestruar. Kemi bërë kërkesë", tha ndër të tjera Lleshi.