TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Seanca për Fredi Belerin është shtyrë sërish në Gjykatën e Fierit. Togat e zeza duhet të merrnin vendimin për kërkesën e eurodeputetit për lirim me kusht, por gjyqi është shtyrë për të tretën herë.
Seanca e radhës për Fredi Belerin do të zhvillohet me datën 2 shtator. Eurodeputeti mbërriti në ambientet e gjykatës mëngjesin e sotëm me pranga në duar.
Dy seancat e mëparshme, më 25 dhe 29 Korrik, dështuan për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.

Fredi Beleri u përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi.
Kujtojmë që Fredi Beleri ndodhet pas hekurave prej datës 12 Maj 2023 dhe u dënua me 2 vite burg për blerje votash.
Ai arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit të vitit të kaluar nga qelia, por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.
Ndërkohë Fredi Beleri ka kërkuar lirinë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, por kërkesat e tij janë rrëzuar.