TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një magazinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës pranë zonës së Vorës. Zona është pushtuar nga shtëllunga të mëdha tymi.
Në vendin e ngjarjes kane shkuar forca zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Paraprakisht dyshohet se shkak i flakëve mund të ketë qenë një shkëndije elektrike, ndërsa magazina ka qenë e mbushur me materiale plastike.
Mësohet se në momentin e zjarrit kanë qenë vetëm rojet e magazinës, të cilët kanë mundur të largohen pa pësuar dëmtime.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, ndërsa priten detaje për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes.