TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përveç votave brenda Shqipërisë, rezultatet po dëshmojnë se dhe diaspora ka zgjedhur më së shumti socialistët.
Për rrjedhojë deri tani mësohet se PS është në epërsi në Berat, Fier, Lezhë dhe në Elbasan.
Ndërsa blu mbetet Kukësi, Shkodra si dhe një pjesë e mirë e Lezhës.
Në lidhje me rezultatin e deritanishëm, ka ardhur një reagim nga drejtuesja e Partisë Demokratike të PD për diasporën, Jozefina Topalli, e cila u shpreh se në kutitë e diasporës po dalin vota vetëm për PS si ne kohën e diktaturës.
"Sapo ka filluar numërimi i i kutive dhe unë isha duke para qendrat e Beratit. U numërua qendra e parë e Beratit dhe doli mbi 90 për qind për PS. U numërua edhe qendra tjetër, kutia tjetër e Beratit dhe doli po në ato shifra. Nga këtu unë nuk kam çfarë të them diçka tjetër sepse Enver Hoxha do ia kishte lakmi. Po them që është 90 për qind e më shumë për PS. Nuk ekziston asnjë forcë tjetër politike përveç Partisë Socialiste. Ky është standardi i këtyre zgjedhjeve për dy kutitë e para të Beratit. Që i kam parë unë. Nuk jemi ende duke folur për Greqinë sepse unë besoj se ajo do të dalë 123 për qind për PS".
"Ne që kemi jetuar kohën e para viteve 90, rezultati i kutive të Beratit ishte rezultati që nxirrej në periudhën e diktaturës. Edhe në atë kohë kishte njerëz me kurajo që nuk votonin, kështu që nuk u dilte 100 për qind. Dhe ky është rezultati i sotëm në kutinë e parë dhe në kutinë e dytë të Beratit.
Kjo në fakt është një thirrje e fortë për të tronditur këdo që jeton në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë. Nuk kam koment tjetër", shtoi Topalli.
Ajo e cilësoi një problem shumë serioz me shoqërinë shqiptare. "Jo thjesht me politikën shqiptare. Jemi në kushtet kur për PS votohet me 90 ose 99 për qind. Kështu votohej vetëm në kohën e Enver Hoxhës. Të marrim një kurorë e t’ja vëmë në kokë e ta shpallim mbret dhe jemi të gjithë të lumtur", theksoi Topalli.