TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve pritet të dalë brenda javës.
Në një konferencë për mediat, ai tha se ka besim se procesi do të përmbyllet në kohë, ndonëse ritmi i numërimit, veçanërisht për votat e diasporës, varet edhe nga organizimi i partive politike.
“Besoj se brenda kësaj jave do ta kemi rezultatin. Kam shumë besim se do përfundojmë brenda kësaj jave,” u shpreh Celibashi.
Ai theksoi se, ndonëse kjo nuk është një justifikim, shumëçka varet nga mënyra se si partitë, veçanërisht PS dhe PD, do të menaxhojnë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të tyre në numërimin e votave nga jashtë vendit.