AKTUALITET, 12 Maj 2025, 18:16

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës, ja si paraqiten rezultatet paraprake

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës, ja si paraqiten rezultatet

Partia Socialiste ka marrë kryesimin e votave të diasporës në zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të KQZ-së, Partia Socialiste ka siguruar 6488 vota në total nga qendrat e numëruara, ndërkohë që PD ka arritur të sigurojë 3347 vota.

Diferenca mes palëve është rreth 3141 vota. Nisma Shqipëria Behet e Adriatik Lapajt ka marrë 947 vota, ndërkohë që Partia Mundësia 338 vota.

SHIFRAT PARAPRAKE

PS – 6488 vota

PD – 3347 vota

Nisma SH- 947 vota

Mundesia – 338 vota

Bashkë – 251 vota

PSD – 120 vota