AKTUALITET, 24 Tetor 2022, 08:51

Vritet një 35-vjeçare në Itali, autori i krimit dyshohet burri shqiptar

Vritet një 35-vjeçare në Itali, autori i krimit dyshohet burri

Një grua 35-vjeçare u vra në shtëpinë e saj në Bolzano. Alarmi ra pasditen e vonë të së dielës, pas një raportimi. Në banesën në Viale Trieste, policia gjeti trupin e 35-vjeçares. Policia italiane është vënë në kërkim të bashkëshortit shqiptar, i cili mund të jetë larguar drejt Shqipërisë.

Viktima, Alexandra Elena Mocanu është një 35-vjeçare me origjinë nga Rumania dhe së fundmi jetonte në kryeqytetin e Tirolit Jugor ku punonte si banakiere.

Alarmi ra pasditen e së dielës vonë pas një denoncimi nga të afërmit e bashkëshortit të saj, Avni Mecje. Burri gjatë një telefonate kishte njoftuar se duhej të arratisej sepse ishte në kërkim.

Ai ishte larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij dhe mund të kthehet në Shqipëri, në vendin e tij të origjinës, shkruajnë mediat italiane.

Vritet një 35-vjeçare në Itali, autori i krimit dyshohet burri

35-vjeçarja banonte në një pallat në afërsi të pishinës publike “Lido”, një zonë rezidenciale, midis lumenjve Isarco dhe Talvera. Trupi i gruas u gjet i mbështjellë me një batanije.